Masat e reja: A u liruan gratë shtatzëna të punojnë nga shtëpia

Qeveria merr vendim që gratë shtatzënë të punojnë nga shtëpia, sektori privat duket se nuk po e respekton këtë vendim.

Është liruar për në shtëpi.

Njëra nga punëtorët e zyrës së sindikatës së sektorit privat, punët po i kryen nga distanca dhe jo nga ambienti i saj i punës.

Kjo pasi ajo është shtatzënë dhe me masat e reja të qeverisë është marrë vendim që gratë shtatzëna të lirohen që të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Ani pse ky vendim po respektohet në Sindikatën e Sektorit Privat, një gjë e tillë duket se nuk po respektohet në të gjitha institucionet private.

Kështu të paktën po thotë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi

Këtë vendim të Qeverisë e përkrahi edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Tashmë dihet se edhe ministria Haxhiu, është vetë në muajt e shtatzënisë.

Por, që kjo e fundit u pa të Hënën në punë.

“Ju njoftojmë se vendimi lidhur me lirimi nga puna të grave shtatzëna ka hyrë në fuqi nga dita e sotme, ndërsa sa i përket pyetjes se a respektohet apo jo nga Ministria e Drejtësisë, konfirmojmë se stafi civil i Ministrisë së Drejtësisë është duke e respektuar atë. Punonjëset që për shkak të natyrës së punës nuk mund ta kryejnë punën nga shtëpia nuk largohen nga lista e pagave.”

T7 ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës, për të kuptuar nëse ky vendim po respektohet në gjithë sektorin publik.

Por, këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Megjithatë interesimit të televizionit i është përgjigjur, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

 ‘’Zyra për medie ju konfirmon se bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/7, të datës 18.04.2021, ShSKUK ka kërkuar nga të gjitha klinikat, spitalet dhe njësitë e tjera përbërëse të lirojnë nga puna punëtoret shtatzëna.’’

Ndërkaq burime të Televizionit kanë bërë të ditur se gratë shtatzëna që janë pjesë e stafit shëndetësor në QKUK, qysh nga fillimi i Pandemisë janë liruar të mos punojnë.

Ani pse nuk kanë pasur mundësi ta ushtrojnë detyrën e tyre nga shtëpia, paga e tyre u kalua me rregull.

T7 Ka provuar të kontaktojë edhe Ministritë e tjera që të marr përgjigje nëse kanë filluar respektimin e këtij vendimi, që hyn në masat e reja Anti-Covid por përgjegjës të dikastereve qeveritare nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.