Masar Shporta, në ditëlindjen e 90- të tij dekorohet me Medalje presidenciale

Profesori Masar Shporta, në ditëlindjen e tij të 90-të është dekoruar me Medalje presidenciale për kontributin e dhënë para dhe pas luftës në fushën e arsimit.

Profesori i Matematikës, Shporta ka kontribuuar në arsimimin e shumë gjeneratave. Ai më 15 nëntor 2018, i mbush 90 vjet si dhe feston 70 vjetorin e maturës.

Lexoni më poshtë historikun e profesorit, Masar Shporta:

Masar Shporta, në vitin 1954 ka përfunduar fakultetin e Matematikës në Beograd. Si luftëtar i të drejtave arsimore shqiptarë – kosovare e kishte ngritur zërin haptas në tubimet e studentëve në Beograd, kundër mohimit të drejtave arsimore e kombëtare shqiptare – kosovare nga ana e regjimit totalitar të Aleksandar Rankoviçit.

Shumë herë është ndjekur nga UDB-ja. Është burgosur disa herë në Beograd dhe në Prizren, ku ishte dënuar me 6 vjet burgim.

Më 1954 është deportuar në mbajtje të burgut në Kroaci, në burgun famëkeq të Goli Otokut.

Shporta kishte kontribuar për të drejtat kombëtare dhe arsimore. Po ashtu kishte kontribuar edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.