Masakra ruse, deri më tani 720 njerëz janë vrarë në Bucha dhe zonat rreth Kievit

Më shumë se 720 njerëz janë vrarë në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit që kanë qenë të pushtuara nga trupat ruse dhe më shumë se 200 konsiderohen të zhdukur, sipas ministrisë së brendshme të Ukrainës, shkruan skynews.

Në Bucha, kryebashkiaku Anatoliy Fedoruk tha se ishin gjetur 403 trupa. Zyrtarët ukrainas tha se po shqyrtojnë gjithashtu ngjarjet në rrethin Brovary, i cili ndodhet në verilindje.

Trupat e pajetë të gjashtë civilëve u gjetën në një bodrum në fshatin Shevchenkove dhe forcat ruse besohet të jenë përgjegjëse.

Rusia ka mohuar akuza të tilla.