Amerika Veriore

Masakër në një bar meksikan, 11 të vrarë

Autoritetet meksikane thanë se 11 persona janë vrarë të dielën në një bar. Shteti i Amerikës Veriore po përballet me shkallë rekorde të vrasjeve, pavarësisht zotimit të qeverisë për ta ndaluar dhunën e shkaktuar nga bandat.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në rajonin qendror të Guanajuatos tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në një bar në orët e hershme të së dielës në qytetin Jaral Del Progreso. Një grua tjetër u gjet me lëndime të shkaktuara nga arma, thanë autoritetet.

Guanajuato, qendër e rëndësishme e prodhimit të veturave, është bërë skenë e dhunës së vazhdueshme kriminale, e nxitur nga lufta mes bandës lokale, Santa Rosa de Lima, dhe grupit të fuqishëm, Karteli Jalisco, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Në korrik, disa persona të armatosur i vranë 24 persona në një qendër për rehabilitimin e përdoruesve të drogës, duke e bërë këtë rast si një nga vrasjet më të rënda masive që nga ardhja në pushtet e presidentit Andres Lopez Obrador, i cili është zotuar se do ta pakësojë dhunën rekorde.