Masa të rrepta sigurie në stadiumin “Şükrü Saraçoğlu”, ku do të zhvillohet ndeshja Turqi- Shqipëri

Policia ka blinduar stadiumin “Şükrü Saraçoğlu”, ku do të zhvillohet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Në orën 20:45 do të nis ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropianit 2020.

Si zakonisht në çdo ndeshje, masat e sigurisë janë të lartë, por Turqia aktualisht është në një ofenzivë në Siri.

Frika nga një kundërpërgjigje në vendet ku ka më shumë njerëz është e madhe dhe për këtë forcat rreth stadiumit janë shtuar.

Për kuqezinjtë është shansi i fundit për t’u rikthyer në garë ku i duhet edhe fitore.

Masa të rrepta sigurie do të jenë përpara hyrjes për në stadium, teksa nuk do të lejohen asgjë tjetër veç fanellave kombëtare, daulleve dhe fanellave kuqezi, shkruan Telesport. Çdo gjë tjetër që nuk ka të bëjë me flamurin do të konfiskohet.

Tifozët kuqezi që kanë udhëtuar janë 1200, por pritet që deri në mbrëmje të rritet deri në 2500, aq sa ju takon 5 për qind i stadiumit.

loading…