Martohet ylli i “Emily in Paris”, dalin fotot

Aktorja e njohur Lily Collins befasoi fansat në të gjithë globin kur ndau fotografitë e dasmës së saj me Charlie McDowell në mediat sociale

Ylli i “Emily in Paris” u martua me të fejuarin e saj drejtor në një ceremoni private të mbajtur gjatë fundjavës. Çifti u martua në një ceremoni të mbajtur më 4 shtator, në Dunton, Colorado.

Aktorja 32-vjeçare ndau në Instagram fotografi nga dasma e saj madhështore, dhe në krah të një prej fotografive ajo shkroi, “Ajo që filloi si një përrallë, tani është realiteti im përgjithmonë. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje të përshkruaj siç duhet se si ishte bota e kësaj fundjave, por magjia është një vend mjaft i mirë për të filluar”.