Martohet çifti i famshëm, pas 12 vitesh bashkë

Aktori i famshëm, Dwayne Johnson ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej shumë vitesh, Lauren Hashian.

Lajmi i gëzueshëm u dha nga vetë 47-vjeçari, përmes një sërë fotografish të postuara në llogarinë e tij, në Instagram.

“Ne pranuam. 18 gusht 2019. Hawaii”, shkroi Johnson.

Dyshja është bashkë që prej vitit 2007 dhe kanë dy vajza, Jasmin-n 3 vjeçe dhe Tiana-n, 15 muajshe.

I njohur ndryshe me nofkën “The Rock” (Guri), ish-profesionisti i wrestling-ut fitoi vëmendjen e audiencës, veçanërisht me pjesëmarrjen në filmin “The Fast and the Furious “, në rolin e Luke Hobbs.