Një prej emrave të njohur të shoubizit i ka dhënë fund beqarisë.
Artisti i njohur, Macro, e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me Eritën.
Çifti janë të lidhur prej një kohe të gjatë e ishte pikërisht nusja ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit një foto në të cilën shihet me vello e lumtur pranë bashkëshortit por nuk kanë munguar postime edhe nga vetë Macro.
Kujtojmë se ai jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës dhe njihet për bashkëpunimin me reperin shqiptar Capital T në këngën “Ces’t la guerre” të publikuar para dy vitesh, këngë kjo e cila ka grumbulluar mbi 24 milionë klikime në Youtube.







