aktorja turke

Martohet aktorja e famshme turke, dalin pamjet e para nga dasma në Ohër

Aktorja e famshme turke, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë. Ylli i telenovelave kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman ditën e djeshme. Ceremonia është mbajtur në Ohër, vendlindja e basketbollistit.

Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan të shoqëruar me muzikë maqedonase. Ata do të mbajnë dhe një tjetër dasmë në Çeşme më 7 korrik. Şahin, e cila nisi të shoqërohej me basketbollistin verën e vitit 2020, i tha “Po” propozimit në Kapadokia.

Duke folur asokohe për propozimin për martesë, Cedi tha: “Ishte gjëja më e bukur në jetën time. Isha shumë i emocionuar dhe shumë i stresuar. Ajo është vërtet e veçantë për mua. E dija që ditën që e pashë. Unazën e kisha që vitin e kaluar dhe mora guximin dhe ia ofrova. Ngjarja më e mirë në jetën time.”