Futbollistë të njohur shqiptarë po e shfrytëzojnë pushimin veror nëpër klube për t’i dhënë fund beqarisë. Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin nga Kosova, Elseid Hysajn nga Shqipëria dhe Naser Aliji nga Maqedonia.
Të tre ata brenda harkut kohorë prej 30 ditëve nga mesi i qershorit deri te mesi i korrikut zgjodhën partneret e jetës.
I pari ishte Hysaj, i cili i kishte ftuar rreth 400 mysafirë në dasmën e tij tradicionale shqiptare, ku flamuri kuq e zi nuk ka munguar.
Po me flamurin kuqezi në dorë ka hyrë në lokalin ku po zhvillohej dasma e tij edhe Ermir Lenjani të shtunën, bashkë me nusen e tij.


Hare e madhe, këngë e valle shqiptare në ditën e shënuar të Lenjanit, i cili ka “tërhequr prej hunde” shokun e tij të Kombëtares, Naser Aliji.

Ky i fundit është martuar të dielën në mbrëmje, duke i dhënë fund beqarisë. Mbrojtësi kumanovar ka shkuar në altar me të dashurën e tij nga Shkupi.







