Martial ia siguron tri pikë Unitedit kundër Partizanit

Man United ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Partizani i Beogradit, duke triumfuar 1-0.

“Djajtë e Kuq” e nisën këtë sfidë me disa ndryshime, dhe falë punës së palodhshme për 90 minuta, arritën t’i rrëmbejnë pikët e plota.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi, Anthony Martial, në minutën e 43-të nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Unitedi vuajti pak më shumë, por arriti të ruajë rezultatin për të fituar 1-0.

Pas këtij triumfi, “Djajtë e Kuq” kanë shkuar në kuotën e shtatë pikëve në Grupin L, kurse Partizani ka zbritur në vendin e tretë, pasi AZ Alkmar e ka mposhtur 3-0 FC Astanan.

loading…