“Martesa ishte bërë e ftohtë si akulli”, zbulohet arsyeja e ndarjes së çiftit të njohur

Gisele Bündchen dhe Tom Brady kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përfliten se po ndahen. Mediat e huaja raportuan se nuk ka më kthim pas pasi dyshja kanë punësuar avokatët për divorcin. Por, së fundmi detaje të tjera kanë dalë në dritë mbi arsyen e ndarjes së tyre.

Shumica e artikujve e konsiderojnë karrierën e Tom Brady si arsyen kryesore të ndarjes së tyre, pasi ai kishte premtuar se do të hiqte dorë nga futbolli dhe do t’i përkushtohej familjes, gjë që nuk ndodhi. Por njerëz pranë tyre përmendin mungesën e seksit si një nga arsyet që ata ndanë rrugët.

Megjithatë, 45-vjeçari duket se ka zgjedhur të kursejë energjitë për në… fushë. Fituesi 7 herë i Super Bowl kishte folur për jetën e tij seksuale kur drejtuesi i podcast-it të “Armchair Expert” Dax Sheppard e pyeti atë: “A bën dashuri me gruan tënde në një ditë kur ke ndeshje apo është jashtë planit?”

“O njeri, kjo ndoshta nuk është në plan. Kjo nuk do të ishte ngrohja ime para ndeshjes”, tha ai.