Marshi studentor vazhdon aty ku u ndërpre 22 vjet më parë

ORCA dhe Admoreve në 22 vjetorin e protestës studentore të UP-së, kanë organizuar marshin studentor të ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.

Dhjetëra studentë, ashtu sikurse 22 vjet më parë marshuan në vendin ku u sulmuan ashpër nga forcat serbe.

Por aty nuk u panë protagonistët kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, njëri nga ta, Demë Fetaj, që ishte në atë kohë pjesë e kësja proteste, tregoi detaje se si ndhdo organizimi që bëri jehonë të madhe.

“Atë kohe kam qenë shef i shërbimit të studentëve fakultetit të filologjisë. Jam pjesëmarrës i asaj ngjarje para 22 viteve. Unë nga ano kohë kujtoj një entuziazëm , një mposhtje të frikës një marshim madhështor që besoj se duhet të mbahet mend për shumë kohë, raporton EO.

Xhevdet Shoshi, pronar i shtëpisë ku ka qenë rektorati i Universitetit të Prishtinës, këtë protestë e ka quajtur si shumë të rëndësishme.

Rron Gjinovci nga Organizata ORCA, kritikoi organizatorët e kësaj proteste, për të cilët tha se kanë qenë të ftuar në këtë marsh, por që pa arsye e kanë injoruar.

Me 1 tetor 1997, mijëra studentë kishin protestuar në Prishtinë në të cilën kërkonin lirimin e objekteve të UP-së nga regjimi serb i cili kishte dëbuar studentët shqiptarë nga objekti.

Këto lëvizje më vonë morën përmasa më të gjera ndërsa u kërkua edhe pavarësi për Kosovën.

Forcat serbe kishin ushtruar dhunë për shtypjen e protestave në të cilat u lënduan dhe arrestuan shumë studentë.

loading…