Marsh solidarizues në Bazel për 7-vjeçarin e vrarë në Zvicër (FOTO)

Ka filluar marshi solidarizues në Bazel për rastin e vrasjes së 7-vjeçarit shqiptar të Kosovës, Iljas Mahmuti këtë të enjte nga një grua 75 vjeçare, sipas të gjitha gjasave, me probleme mendore.

Sipas një njoftimi të djeshëm në Facebook, marshi solidarizues do të fillojë nga Schutzenmattpark e deri te vendi i krimit në St. Galler Ring dhe në fund në Gotthelferplatz do t’i thuhet djaloshit lamtumira e fundit.

Ballkani.info ka raportuar sot për varrimin e 7 vjeçarit në Gjilan.

Ndërsa Blick raporton se sipas hetimeve të para, gruaja 75 vjeçare, që dyshohet ta ketë therur me thikë në qafë 7 vjeçarin, është me probleme mendore. Për këtë arsye, ekziston dyshimi se ajo mund edhe të mos akuzohet.