“Marrja ka marrë azil”, Vedati thotë se në shtëpi i ka humbur vlera fjalës “më fal”

Banori i Big Brother Vip Kosova, Vedati, ka diskutuar në Prime rreth kërkim fjalëve të Julianës, duke i thënë se këto i duken bosh.

“Më është kujtuar një fjalë ku një person intelektual ka thënë “marrja ka marrë azil” sepse këto fjalë po më duken bosh ‘më fal’ tërë kohës”, tha Vedati.

Juliana është përgjigjur se është ndjerë keq nga kjo deklaratë e Vedatit.

Ndërsa, ai i tha se edhe nëse ndjehet keq duhet të ketë “një farë marifeti”.

“Nuk mundesh me marrë dorën e fëmijës me qitë në pllakë me djeg, e në fund me thonë më fal”, u shpreh ai.