“Marrim Flakën, i hedhim vezë e pastaj miell” Motrat Krelani “gatuhen” në emision

Të ftuara mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, ishin Flaka dhe Qëndresa Krelani, dy motrat nga Kosova, njëra këngëtare e tjetra moderatore.

Gjatë emisionit ato zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre, por edhe shkaktuan të qeshura e argëtuan publikun.

Flaka dhe Qeqa u bënë pjesë e një super loje ku duhet t’i përgjigjeshin pyetjeve lidhur me njëra-tjetrën. Ajo që nuk gjente përgjigjen e saktë do përlyhej me ushqimet e vendosura në tavolinë, shkruan Xing.al.