Marrëveshje bashkëpunimi mes OIK dhe Universitetit të Tiranës

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Kosovës me Universitetin e  Tiranës në Shqipëri. Në emër të OIK, marrëveshjen e ka nënshkruar kryetari Naser Rrustemaj, derisa në emër të Universitetit të Tiranës, Ilijana Zeka, dekanja e Fakultetit të Shkencave Infermierike dhe Mjekësore

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e  Tiranës, në Shqipëri me qëllim të shkëmbimit të përvojave në fushat e shkencave mjekësore teknike, po ashtu edhe mundësitë e siguruara nga forcimi i kontakteve mes anëtarëve të institucioneve.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është inkurajimi i shkëmbimeve mes Universitetit të Tiranësdhe Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionisteve të tjerë Shëndetsor të Kosovës (OIK) në të gjitha fushat prezente që lidhen me shkencat mjekësore teknike.

“Bashkëpunimi mes dy institucioneve respektive duhet të nxisë aktivitetet e mëposhtme:

Shkëmbime dhe bashkëpunime reciproke të specialistëve te fushave mjekësore teknike;

Organizimi i aktiviteteve, seminareve, dhe formave të tjera shkëmbimi njohurish nga palët; Shkëmbim literature, teksteve dhe publikimeve; Realizimi i projekteve të përbashkëta; Shkëmbime eksperiencash në realizimin e praktikave profesionale, realizmin e aktiviteteve te çertifikuara, realizimin e konferencave ndërkombëtare dhe të rajonave shqipfolëse. në fushën e sistemeve të informacionit dhe komunikimit; Shkëmbim stafi administrativ me qëllim përfitim eksperience dhe ndryshimeve të nevojshme; Si dhe forma të tjera bashkëpunimi me qëllim që të jenë reciprokisht përfituese për të dyja palët që i referohet shkencave mjekësore teknike”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes palëve.

Të dy Institucionet të paktën një herë në vit do bien dakort mbi format dhe fushat konkrete të bashkëpunimit. Këto programe të përbashkëta mund të ndryshohen dhe të amendësohen nga një marrëveshje e shkruar dhe e firmosur nga të dyja palët.