Marrëveshja VV-LDK afër, ky është kompromisi që LDK do të bëjë për postin e kryeparlamentarit

Për shumicën prej grupit parlamentar të LDK-së, përfshirë Lutfi Hazirin është i pranueshëm propozimi që e ka dhënë Vjosa Osmani në njërën prej mbledhjeve të mëhershme që posti i kryeparlamentarit të kompensohet me njërën prej ministrive të rëndësishme, përkatësisht MPJ-në.

Ky propozim kishte mbetur të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, por për shkak të refuzimit të nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut dhe një pjesë të kryesisë, mbledhja nuk është thirrur.

Në diskutimet e fundit, Osmani nuk ka shpreh gatishmëri të vendoset në krye të kuvendit, në rrethanat aktuale, pasi Konjufca është zgjedhur edhe me votat e LDK-së.

Burime brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se edhe VV është pajtuar me këtë formulë- MPJ për Kryeparlamentarin.

Zyrtarisht në LDK dhe VV kanë refuzuar të deklarohen për negociatat e fundit rreth koalicionit.

Të premten në mbrëmje në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapshticë janë takuar Mustafa dhe Kurti, po as dje e as sot nuk ka pasur konfirmim për marrëveshjen. /Ballkani.info/