Marrëveshja për vaksinat me Pfizerin, BE-ja jep lajmin e mirë!

Komisioni Evropian pret të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe në botë të furnizimit me vaksina brenda ditësh, duke blerë deri në 1.8 miliardë doza të vaksinës anti-COVID, Pfizer, për disa vitet e ardhshme, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, ka thënë se vaksinat Pfizer/BioNTech do të dorëzohen gjatë viteve 2021-2023. Kështu ka deklaruar ajo gjatë një vizite në fabrikën e vaksinave të Pfizerit në Puurs, Belgjikë,

Kësisoj, marrëveshja do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar gjithë popullatën prej 450 milionë njerëzve të BE-së brenda dy viteve.

Pra, kjo është kontrata e tretë e rënë dakord nga BE-ja me dy kompanitë farmaceutike, të cilat tashmë kanë rënë dakord të furnizojnë vendet evropiane me 600 milionë doza, përmes dy kontratave të mëparshme.

F.D.A. Clears Pfizer Vaccine, and Millions of Doses Will Be Shipped Right  Away - The New York Times