Marrëveshja për targat – VV thotë se Serbia e njohu Kosovën

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, në seancën e Kuvendit, ka folur për reciprocitetin me Serbinë për targa. Ajo ka thënë se kjo marrëveshje, defacto është njohje e Kosovës nga Serbia.

“Sipas marrëveshjes grupi punues duhet të dalë me një zgjidhje për këtë çështje. Zgjidhja përfundimtare mund të jetë më e mirë se kjo aktuale. Me vendosjen e trupave të KFOR-it, janë vendosur në pikat kufitare për të qartësuar dhe mos të lejojnë asnjë konflikt”.

“Ata që kanë pritur marrëveshje përfundimtare mund të ndjehen zhgënjyes sepse secila marrëveshje e as kjo nuk mund ta sjellë njohje, por defacto e sjell njohjen nga Serbia. Kjo marrëveshje ka një të metë që është dashtë të vendoset më herët.