John Kirby

Marrëveshja për pengjet në Gaza më afër se kurrë, thotë ShBA

Një marrëveshje për pengjet e marra që prej nisjes së konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit është shumë pranë.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke shtuar se ka ende punë për t’u bërë.

“Nuk kam një përditësim lidhur me marrëveshjen për pengjet të cilën jemi duke provuar që ta negociojmë, por sikur që e keni dëgjuar zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare tek tha dje, ne besojmë se jemi më afër sesa që kemi qenë ndonjëherë”, ka thënë Kirby para gazetarëve, përcjell KlanKosova.tv.

“Kështu, në mbesim me shpresë, por që ka ende punë që të bëhet. Dhe, asgjë nuk është bërë, derisa të kryhet e tëra. Kështu, ne do të punojmë në këtë drejtim”.