Një marrëveshje mes dy palëve ndërluftuese duket se është më realistike, pasi që të dy shtetet janë tërhequr nga pak në kërkesat e tyre.

Ukraina dhe Rusia kanë bërë përparim të rëndësishëm në një plan 15-pikësh të paqes, duke përfshirë një armëpushim dhe tërheqje ruse, nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e tij të armatosura, sipas tre personave të përfshirë në bisedime.

Marrëveshja e propozuar, të cilën negociatorët ukrainas dhe rusë e diskutuan plotësisht për herë të parë të hënën, do të përfshinte heqjen dorë  e Ukrainës nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO’n dhe premtimin për të mos strehuar baza ushtarake të huaja ose armatime në këmbim të mbrojtjes nga aleatët si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia.

Pra, çështja kryesore që Rusia dëshiron të çojë përpara është neutraliteti i Ukrainës, duke u siguruar që ajo kurrë të mos përbëjë rrezik për shtetin rus.

NEW: Details on the possible Russia-Ukraine deal

– Russia ceases fire and withdraws
– Ukrainian "neutrality" without Nato
– Kyiv keeps its army but can't host foreign bases
– Russian gets legal status in Ukraine

with @ArashMassoudi and Roman Olearchykhttps://t.co/vPMUR0dekS

— max seddon (@maxseddon) March 16, 2022