“Marre mem qit syreta t’grave aty”, plaku skuqet para muraleve të Rita Orës

Qyteti i Ferizajt sot u mbush me foto të këngëtares nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Muralet me foto të saj i dhanë hijeshi qytetit, por këtë mendim nuk e ndanë edhe ky qytetar në moshë.

Në një intervistë për ATV-në, ai tha se është marre me i pa ato fotografi.

“Ku e gjeten bash mue me ma vnu aty” – , marre mem qit syreta t’grave mue aty”, tha plaku teksa gjendej përballë bukurisë së Rita Orës, e cila në murale shfaqet me veshje tradicionale.