Belgu

Marotta: Nainggolan nuk është në treg

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka insistuar që Radja Nainggolan nuk “është fare në treg” dhe do të kthehet pas dënimit të tij

Ka pasur raportime të vazhdueshme që ai po vonohet në stërvitje, por pas kësaj, një telefonatë është publikuar nëpër rrjetet sociale ku dëgjohet Nainggolan duke i thënë një shoku se ai dëshiron që të kthehet në Romë dhe se ai po krijonte skena që kjo të ndodh.

“Pozita e jonë është në deklaratën e lëshuar për media. Ne si klub kemi marrë këshilla nga trajneri, për të cilin unë them se është lider i grupit, që merr vendime”, tha Marotta për Sky Sport Italia.

“Pas kësaj, do të ishte fer që ne të merremi vet me çështje të brendshme. Lojtari ishte në stadium sonte dhe e shikoi ndeshjen një gjë që tregon se ai ende e do këtë skuadër dhe këtë klub”.

“Absolutisht, Nainggolan nuk është në treg në janar. Ne e kemi marrë këtë veprim sepse ishte një veprim i drejt, kemi rregulla ku ata të cilët i thyejnë do të paguajnë”.