Marko Gjuriq, Petar Petkoviq e Misha Vaciq – organizatorët që dikur dogjën Ambasadën e SHBA-së në Beograd, sot lojal ndaj Vuçiqit

Marko Gjuriq, Petar Petkoviq dhe Misha Vaciq janë tre personat më lojal që ka presidenti serb Aleksadar Vuçiq. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 21 shkurt 2008, ishin pikërisht këtë që organizuan një protestë, e cila pastaj eskaloj në djegien e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, shkruan The Geopost.

Ndërtesa e Ambasadës ishte e mbyllur para protestës, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të mbuluara. SHBA-ja e kishte dënuar ashpër djegien e godinës duke i bërë notë të ashpër proteste autoriteteve në Serbi. Gjuriq, i cili aktualisht është ambasador në Washington, në këtë periudhë isht njëri nga organizatorët kryesorë të protestës.

Ish-drejtuesi i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, vazhdimisht ka qenë lojaj ndaj Vuçiqit, gjë që është shpërblyer me disa poste paraprake. Petar Petkoviq, që aktualisht drejton këtë Zyre, po ashtu ishte njëri nga organizatorët e kësaj proteste.

Petkoviq në këtë periudhë ka qenë këshilltar në kabinetin e ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, për t’u zgjedhur deputet në vitin 2012. Misha Vaciq, i cili më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë “Nashi 1389”, ndërkaq që në vitin 2018 ai e themeloi lëvizjen “E Djathta Serbe”.

Vaciq para se të kaloj në aktivitet politikë, kishte ushtruar detyrën e këshilltarit të Gjuriqit, për t’u shkarkuar më 2017 pas skandalit të “trenit rus” që kishte qenë një provokim nga Serbia dhe Rusia për Kosovën. Ky politikan ekstrem serb në një dokumentar të përgatitur nga media që drejtohet nga Kremlini, Russia Today (RT) pati thënë se “Serbia duhet të filloj një luftë për ta kthyer Kosovën ashtu sikurse Rusia pati bërë me Krimenë”.