Marko Gjuriq i paraqitet Hillit nga Uashingtoni, i flet për bukuritë e Serbisë

Ambasadori i Serbisë në SHBA-, Marko Gjuriq, i ka uruar mirëseardhje Christopher Hillit në Serbi. Hill është emëruar ambasador i SHBA-së në Serbi, ndërsa ai njihet si diplomat me përvojë të madhe dhe që ka qenë pjesë e zhvillimeve në Ballkan.

Gjuriq në urimin e tij nga Uashingtoni, i ka përmendur “mudnësitë” e eksplorimit të Serbisë dhe bukuritë e saj.

“Suksese dhe gjithë të mirat në detyrën tuaj të re, ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill”, shkruan ai në Twitter.   

“Jam i bindur se përvoja juaj e madhe në çështjet ndërkombëtare do të kontribuojë në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Serbi-SHBA. Duke ju uruar ju dhe bashkëshortes suaj shumë mundësi për të eksploruar Serbinë dhe bukuritë e saj!”, shtoi ai.

Ambasadori i ri SHBA’ve Chris Hill ka nisur sot punën në Serbi. Herën e fundit që ka qëndruar në atje, Hill ishte përpjekur ta bindë Sllobodan Milosheviqin ta pranojë Marrëveshjen e Rambujesë për t’i evituar sulmet e NATO’s. Pas 23 vjetësh, Vuçiq e nxori gardën për ta pritur diplomatin veteran.