Mark Zuckerberg shpalos vizionin për metaverse

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se metaverse mund të zërë një pjesë të konsiderueshme të biznesit të operatorit në gjysmën e dytë të dekadës.

“Shpresojmë që të dërgojmë afro 1 miliardë njerëz në metaverse dhe gjeneruar qindra dollarë tregti ku secili blen sende dixhitale, përmbajtje dixhitale dhe gjëra të ndryshme nga veshje për avatarët tek dekorimi i dhomave virtuale,” tha Ai.

Investitorët kanë përgjysmuar vlerën e tregut të kompanisë këtë vit ndërsa rritja ngadalësohet dhe numri i përdoruesve aktivë shënoi rënie për herë të parë në dy tre mujorët e fundit.

Investimi i kompanisë në realitetin virtual dhe të shtuar në 2014-ën erdhi në formën e blerjes së Oculus VR për 2 miliardë dollarë. Në lidhje me performancën e këtyre pajisjeve, Zuckerberg tha se Meta Quest 2 që kushton 299 dollarë ka qenë një hit.

Eksperiencat në metaverse mund të jenë më ndërvepruese sesa me tekst, foto apo video dhe do të bëjë bujë të madhe për Meta në dekadën e ardhshme.

Që të sjellë njerëzit në metaverse kompania në vitet e ardhshme duhet të ndërtojë harduerë, softuerë dhe eksperienca të reja.

“Jemi në këtë fazë dhe kompania po bën disa investime afatgjata në kërkim,” tha Ai.

Sipas Zuckerberg metaverse do të jetë gjigante. Platforma e Meta kanë 3.64 miliardë përdorues në mbarë botën. /CIO Albanian