Mariza Ikonomi po e shijon jetën në Karaibe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mariza Ikonomi, tash e sa kohë e ka lënë Shqipërinë.

Prej shumë muajsh, ajo është larguar për në ishujt Karaibe, vend në të cilin ka vendosur të jetojë tash e tutje.

Ajo është duke vazhduar në këtë shtet karrierën si aktore, duke marrë pjesë në shfaqje të ndryshme, teksa vazhdon të mos qëndrojë larg muzikës.

Mariza ndan shpesh me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga plazhet dhe vendet më turistike të Karaibeve.

Buzëqeshja e saj në fytyrë tregon për momentet e bukura që këngëtarja po shijon në shtetin e largët.

Këngëtarja Ikonomi shumë vite më parë kishte jetuar edhe në Paris, vend ky në të cilin ishte shkolluar muzikalisht.

Karriera e saj është mjaft e bujshme në Shqipëri me plot këngë e klipe të suksesshme, si dhe pjesëmarrje në festivale nga të cilat është shpërblyer me çmime.