Kanë filluar ushtrimet ekstreme “Cobra Gold” mes njësive speciale të Tajlandës dhe forcave të vendeve të tjera, përfshirë marinsat amerikanë.
Pjesë e këtyre ushtrimeve janë taktikat ekstreme të mbijetesës, ku përfshihet edhe mbytja dhe ngrënia e kafshëve të egra.

Në këto ushtrime po marrin pjesë ushtarë nga 29 shtete të ndryshme, ndërsa ky është ushtrimi më i madh i këtij lloji në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Ushtarët mësojnë si të mbijetojnë në kushte ekstreme në xhungël, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Në disa fotografi të publikuara shihet se si ushtarëve u hidhet në gojë gjaku i kobrës, pastaj si detyrohet të hanë mish të papjekur të zvarranikëve dhe si ia këpusin qafën pulës me dhëmbë.









