Marina Vjollca sjell fotografi me barkun e rrumbullakosur

Marina Vjollca po vazhdon ende punën me emisionin “Klanifornia”, ndërkohë që është në pritje të fëmijës së parë.

Bukuroshja e ekranit ka realizuar së fundin disa fotografi mahnitëse, duke theksuar barkun e rrumbullakosur në fustani e ngushtë dhe të shkurtër.

Ishte vet Marina që ka sjell imazhet e postuar në llogarinë e saj të Instagamit që numëron 1.4 milionë ndjekës.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Në një fustan me ngjyrë vjollcë të lehtë, grim të theksuar të kombinuar me aksesor, prezantuesja dukej plotë shkëlqim dhe atraktive.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

“Prekjet e diellit. Mirëmëngjesi të gjithë”, ka shkruar në mbishkrim prezantuesja.

Kujtojmë që Marina prej vitesh është e martuar me reperin nga Kosova, Getoar Selmi, çifti shumë shpejt do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Kujtojmë që në anën tjetër edhe reperi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja muzikore, kënga e tij e fundit “Andiamo” erdhi në bashkëpunim me Stinen.