Marina Vjollca

Marina Vjollca shndërrohet në sulltaneshën Hyrrem, merr vëmendje me transformimin e ri

Ajo vazhdon të marrë vëmendje të madhe me secilin postim që bën në rrjete sociale.

Fjala është për moderatoren nga Shqipëria njëherësh bashkëshorten e reperit Getoar Selimi, Marina Vjollcën.

Kjo e fundit kësaj radhe ka bërë një ndryshim tjetër në dukje, ndërsa është shndërruar në sulltaneshën Hyrrem.Image

“Kush e ka parë sulltaneshën Hyrem”, ka shkruar ajo krahas fotografive që ka ndarë në rrjete sociale.

Fjala këtu është për serialin “Muhtesem Yuzyil” apo siç tanimë njihet në shqip nga të gjithë “Sulejmani i Madhërishëm”Image

Seriali u bazua në jetën e Suleyman (si Sulejmani i Madhërishëm), sulltani më i gjatë mbretërimit të Perandorisë Osmane dhe Hurrem (aka Roxelana), vajza skllave që u bë mbretëresha e tij.Image

Marina siç shihet ka arritur të transformohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo po pëlqehet edhe nga fansat e ndjekësit e saj.