U përfolën për një lidhje, Roni flet për mundësinë e një bashkëpunimi të dytë me Semin

Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, u përfolën për një lidhje mes tyre.

Këto dyshime erdhën menjëherë pas bashkëpunimit “All your lovin”, shkruan lajmi.net.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi u publikuan foto të tyre teksa shijonin një mbrëmje muzikore krah njëri-tjetrit.

As njëri e as tjetri nuk janë deklaruar lidhur me këtë.

Së fundi, Roni ka hapur një mundësi për ndjekësit e tij që t’i parashtrojnë pyetje.

Në mesin e pyetjeve ishte ajo për një bashkëpunim tjetër me Semin sërish.

Roni nuk hezitoi të përgjigje teksa e vlerësoi Semin si artiste.

“Ndoshta në të ardhmen. Gjithmonë i gatshëm për të bërë këngë me artistë të mirë”, u shpreh Roni./Lajmi.net/