Luana Vjollca

Marina Vjollca me dedikim të veçantë për Luanën në ditëlindjen e 32-të

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, feston sot (e shtunë) ditëlindjen.

E lindur më 2 shtator të vitit 1991 në Tiranë, artistja ka mbushur plot 32 vite jetë.

Të shumta qenë urimet që pranoi me rastin e ditëlindjes dhe një i tillë nuk mungoi as nga motra e saj, moderatorja Marina Vjollca.

Ajo ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, në të cilat shfaqet me vajzën e saj, Marget.

“Për tezen më të mirë në botë, Zoti të. bekoftë me të gjitha dëshirat e zemrës suaj. Urime ditëlindjen teze Ana. Të duam shumë”, ka qenë dedikimi i Marinës për Luanën.

Të njëjtit përveç motra janë edhe mikesha të ngushta, të pandashme në çdo vend.

Ato janë kthyer prej vitesh në emra shumë të përfolur në showbizin shqiptar, ku krahas karrierës janë komentuar edhe për linjat trupore.