Marina Vjollca mahnit të gjithë me footgrafitë e fundit

Duhet ta pranojmë se Marina Vjollca është sheqeri i “Klanifornias”. Shumë pozitive, e natyrshme dhe sigurisht shumë e bukur, moderatorja duket se ia shton shumë lezetin programit të humorit.

Marina Vjollca këtë sezon të “Klanifornias” ka eksperimentuar shpesh me look-un e saj, duke ardhur herë me flokë të zeza, e herë brune, herë më balluke e herë me flokë të shkurtëra.

Ndonëse deri tani moderatorja kishte përdorur vetëm paruke duke mos hequr dorë nga flokët e gjata bjonde, një surprizë goxha të madhe na bëri javën e kaluar, duke prerë flokët e saj.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foto me look-un e ri, me flokët e prerë shkurt deri tek supet dhe e pranojmë se na la me gojë hapur!

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme Marina ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me disa foto të shpërndara në Instagram. Ajo shihet me flokë të gjata në këto foto e me siguri do jenë shkrepur disa ditë më parë.

Por, pyetja që po mendojnë ndjekësit është : “A ka veshur gjë Marina poshtë palltos?” Kjo pasi ajo pozon e veshur me një pallto ngjyrë vjollcë, duke ekspozuar njërën këmbë.

Foto të tilla kanë ndezuar gjithnjë reagime në rrjet dhe gjykojeni vetë nëse ka veshur gjë apo jo.