Marihuana dëmton trurin më shumë se alkoolit
Adoleshentët që përdorin marihuana janë duke i shkaktuar dëme afatgjatë trurit, ka treguar një studim kanadez.
Të gjeturat tregojnë se ndikimin në aftësive e të menduarit, memories dhe sjelljes është shumë më i madh krahasuar me konsumimin e alkoolit.
Hulumtuesit nga Universiteti Montreal, kanë testuar 3,800 adoleshentë përgjatë një periudhe katërvjeçare duke filluar nga mosha 13 vjeçare.
Konsumimi i alkoolit dhe drogave, siç mund të jetë kanabisi, në një moshë të re njihet për dëmtimet që i shkakton në aftësitë kognitive si përqendrimi, mësimi dhe vendimmarrja.
Ky studim ka treguar se këto probleme janë afatgjate nëse shkaktohen nga konsumimi i marihuanës, gjë që nuk ndodh me alkoolin.