Marihuana

Marihuana dëmton memorien tek adoleshentët

Adoleshentët të cilët ndaluan përdorimin e rregullt të marihuanës kanë parë përmirësime të dukshme në memorien e tyre brenda një muaji, ka treguar një studim i ri.

Të gjeturat sugjerojnë se kanabisi me të vërtet shkakton dëmtime në tru.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 88 meshkuj të moshave 16 deri në 25 vjeç të cilët konsumonin marihuana të paktën një herë në javë, e që kishin ndaluar përdorimin e saj.

Brenda një jave ata treguan aftësi më të mira në testimet për memorie dhe pas një muaji përmirësimet ishin edhe më të mëdha.

Ky hulumtim tregon se kemikatet psikoaktive në këtë droge, ulin IQ-në e personave të rinj në moshë duke dëmtuar trurin e tyre, megjithatë efektet mund të zhbëhen në qoftë se ndalojnë konsumimin.