Marigona Veseli sjell një album me balada

Ka ardhur me një album të ri.

Këngëtarja e talentuar Marigona Veseli ka hedhur në kanalin e saj në Youtube 10 këngë të reja, të gjitha balada.

Të interpretuara LIVE, këngëtarja këto projekte të dëgjuara edhe më parë nga publiku i ka përmbledhur në një album, e forma e interpretimit padyshim që ka qenë e mrekullueshme.

“Fati i Zi”, “Jam keq”, “Kur u ktheva prej kurbetit”, “Gabim” e disa të tjera janë pjesë e këtij projekti gjigant të këngëtares, të cilin padyshim që e ka punuar me mjaft dashuri.

Përpos se në CD, albumin e saj mund ta gjeni edhe në linkun më poshtë.