Mari gon a – shkoj…

Shkruan: Kaltrina Ibishi

Marigona e ka emrin edhe motra ime, njejtë edhe motra e shokut tim e mban këtë emër … e plot Marigona tjera, por, Marigona e Ferizaj-it na la mu në të 18-tat e saj të njoma… e po na la ngaqë ashtu deshi AI që ajo e konsideronte mbështetësin e saj besoj, e po kështu neve na u dha lajmi i zi nëpër mediat vendore me titujt rrënqethës “U vra 18 vjeçarja në Ferizaj ‘për aktin vrasje e rëndë’ dyshohet një i ri i moshës 29 vjeç”.

Kur vriten njerëzit gjithmonë mendohet që u bë ndonjë termet, a fatkeqësi natyrore, apo luftë, a forcë madhore a kush demon di.

Por, ja që edhe AI i cili mendohet t’i jap respekt e dashuri të dashurës së tij, ai e bën krejtësisht të kundërtën, ai ai dora vet shtetasi Kosovar !

Çka është kjo rini kështu sikur puna e këtij të arratisurit me emrin Dardan, këtij dorë krimineli që e paska zezu’ këtë emër me kaq domethënje.

E qysh, e pse, e tek, e si, pothuajse këtyre ditëve dëgjova anë e kënd ku isha nëpër Prishtinën time. E çka ishin këta zëra ? Paj, ata pothuajse të zakonshmit, ‘a e pat atë qikën qysh kish vdekë ? ‘Auuu mo Zo’ ma keq, kaq e re !’ Tjetra zonjë me alamet post pune e studime jashtë vendit të kryera: edhe ajo çka u qu pesh po qohna po martohna kaq e re ! E çka çka e pse e pse e pse ?

Ku shkon ky mentalitet i yni kur gjykon edhe qenjen që nuk frymon mo’ ????? !!! KUUUUUU

Oooj shoqe, oooo shokë, edhe ajo 18 vjeçe sikur të gjithë tjerat moshatare të saj kanë një lloj ndjesie biologjike që është me se njerëzore të njihet bota e gjinisë së kundërt, sepse jemi një shoqëri e shekullit 21 !

Pra, fjalë pa limit !

Ndonëse Marigona është tashmë në amshim !

‘JE SUIS MARIGONA’ po e citoj këtë sllogan nga Parisi i para disa viteve, po po JAM si MARIGONA e Ferizajit, vetëm se unë personalisht flas në vetën e parë si Kaltrina, që ende frymoj e që jam e mbijetuar nga dhuna brutale e ish të dashurit tim Gazmend-it në të 18-at e mia aso kohe, e të cilin pas një dekade e mblodha vetën ta denoncoj, ‘dhe si shpërbim nga Shoqëria Patriarkale mora edhe paragjykimin shtesë’, por dinjiteti im, puna, familja, angazhimi im i tejkalon apo anashkalon këto prapambeturi !

Andaj, vajza ju që aktualisht po përjetoni tmerrin e cfarëdo natyre që po e jetësoni, ju lutem mundohnuni me e nxjerr në pah, drejtohuni te autoritetet e vendit e të ligjit, mos e mbani në vete, mos maskoni duke thënë që mirë mirë jemi, e në brendi keni ankth e depresion nga padrejtësia që ushtrohet mbi ju, mbase bëhet mrekulli e mund të ketë drejtësi edhe në vazhdimin tutje të jetës !

Por, ja që këto janë thjesht fate njerëzish, e unë Kaltrina disi mbijetova, e vazhdoj me jetu me dinjitet e me kthim faqeje të kapitullit, por, që njollat e të kaluarës janë në grimca të shumta prezente !

Popull i dashur përditësohuni me realitetin që po na kaplon, lëreni gjykimin mbi baza gjinore, edukoni një rini të shëndosh e mos frymëzoni dhunën si karavan të shëmtuar, që si hallkë zingjiri i ndryshkur nuk po ka të ndalur ! MARIGONA -t

KALTRINA -t

FILON- et

FISTEK -et

të jetojnë të lira në plotëni, pa u cenu nga asnjë dorë dhunuese !

Kaltrina IBISHI 24.08.2021 15h 04. Prishtinë, Kosovë.