Marash Kumbulla shënon në fitoren e Veronës ndaj Sampdorias, Amir Rrahmani i plotë VIDEO

Verona ka arkëtuar pikët e plota ndaj Sampdorias, 2 me 0.

Golin e epërsisë për vendasit e shënoi mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.

19 vjeçari shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Veloso në minutën e nëntë të takimit.

Kurse një autogol nga Morro në minutën e 81 e zgjidhi dilemën.

Edhe në këtë ndeshje i plotë ka qenë Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i Veronas.

Me këtë fitore Verona i grumbullon 9 pikë dhe ngjitet në vendin e 9-të

/Ballkani.info/