“Maraklitë e kerreve” i dhurojnë Halil Kastratit një veturë të veçantë

Një prej grupeve më të mëdha shqiptare në Facebook, i ka dhuruar humanistit Halil Kastarti një automjet të veçantë.

Lajmi është bërë publik nga një anëtarë i këtij grupi.

“Zoti e rujt kete njeri te madh <3. E gezofshin kerrin e ri nga Markli”, ka shkruar Valon Mehmeti.

Ndërsa Kastarti i ka falënderuar maraklitë për dhuratë.

“Nuk e di a ka ndjenj me te mire se kur e sheh kete dhurat te dhuruar nga ju antart me t’vertet jeni shtylla ma e fort e jojna definitivisht meritoni rrespektin e botes❤️. Krenar me juve antar t’dashtun🥇”, ka shkruar ai.