Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar deputetin gjerman Peter Beyer, ku ministri tha se e ka informuar për zhvillimet e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Maqedonci u shpreh se në këtë takim është folur edhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë.
“Pasdite takova Deputetin e Bundestag’ut gjerman z. Peter Beyer, njohës shumë i mirë i Kosovës dhe zhvillimeve në vend. Z.Beyer e informova për zhvillimet e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor mirëpo edhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë sonë”.
“Njëkohësisht, kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO’s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, ka shkruar Maqedonci.







