Ministri Ejup Maqedonci, ka ngushëlluar familjen Thaçi për vdekjen e babait të tyre, Haxhi Thaçi.

Maqedonci shkruan:

“Prindërit që i kanë përcjellur fëmijët e tyre me pushkë në krah, e mbajnë gjithmonë merak fatin e tyre. Nga njëra përshëndetje në tjetrën, pa e ditur cila mund të jetë e fundit. E tillë ka qenë jeta e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi, që vdiq pak ditë pas përshëndetjes së fundit me të birin.

Ngushëllime familjes Thaçi dhe të gjithë familjarëve e miqve të tij”.