Në Lezhë të Shqipërisë këtë të shtunë është shënuar 580-vjetori i Besëlidhjes.

Aty ndër të pranishëm, ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili afër gjashtë shekuj nga kjo ngjarje thotë se unifikimi është i domosdoshëm.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në katedralën e Lezhës, Gjergj Kastrioti Skenderbeu arriti t’i bashkonte në projektin e tij ushtarak dhe politik, fisnikët kryesorë arbërorë.

“Si kapiten i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët të dalë nga ky kuvend, ai i priu rezistencës antiosmane për një çerekshekulli. Sikur atëherë edhe tani, unifikimi e bashkimi na bënë më të fortë dhe na shpie në fitore. Prandaj është i nevojshëm, prandaj është i domosdoshëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO| Marrëveshjet ndërkombëtare, Kusari-Lila: Jemi në koordinim me opozitën për votim