Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kanë marrë pjesë në takimin e 19-të me radhë të grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III.
Sipas njoftimit të ministrisë, 54 shtete anëtare, në mesin e tyre edhe Kosova, e kanë rikonfirmuar mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus.
“Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni”, thuhet në njoftimin e MMRK-së.
VIDEO BONUS: Flet pronari i shtëpisë që ia ngriti përmendoren Albin Kurtit në Peran të Podujevës. Sabahudin Uka







