Vdekje për shqiptarët’ dhe ‘Maqedoni e pastër’, me këto brohoritje raciste tifozët por edhe një pjesë dërmuese e qytetarëve maqedonas festuan titullin Kampion Evropian të klubit të hendbollit ‘Vardar’ në Sheshin e Shkupit.
Deri më tani këto brohoritje nuk janë gjykuar nga asnjë funksionar, e as është reaguar nga Ministria e Brendshme, shkruan Tetovasot.mk.
Brohoritjet fyese, përkatësisht thirrjet për spastrim etnik të Maqedonisë së Veriut nga shqiptarët pothuajse mund të shihen gjithandej nëpër rrjetet sociale, të postuara nga profile të ndryshme private.







