Manxhuka thotë se u keqkuptua qëllimshëm deklarata e Besnik Bislimit

Sekretai i Zyrës për Media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se janë krijuar tri keqkuptime për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dje në Bruksel.

Manxhuka tha se në pikat kufitare me Serbinë, do të jetë prezent Policia e Kosovës, veçse do të zëvendësohet Njësia Speciale me ushtarët e KFOR-it.

Keqkuptimi i dytë, sipas zyrtarit të VV-së, është se parimi i reciprocitetit do të mbetët në fuqi dhe se targat KM do të vazhdojnë që të jenë ilegale për Kosovën.

“Tri keqkuptime të qëllimshme nga deklarata e zv.kryeministrit Besnik Bislimi:

1. Në pikat kufitare do të jetë Policia e Kosovës, pra SHTETI  i Kosovës, vetëm Njësia Speciale zëvendësohet me Kfor;

2. Parimi i reciprocitetit mbetet në fuqi, siç bëhet me targat e Kosovës do të bëhet edhe me ato të Serbisë;

3. Targat KM (akronimi serbisht për Komunën e Mitrovicës) nuk përbëjnë përjashtim, ato janë dhe mbeten ilegale për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.