Manipulimi abuziv me tragjedinë tonë kolektive

Manipulimi i shumëfisht me një fotografi nga disa njerëz të papërgjegjshëm në Kosovë nuk e përmbys faktin se Serbia ka kryër krime kundër njerëzimit në Kosovë.
Por dëshmon së pari mangësit tona epike si shoqëri për dokumentim dhe dëshmim dhe së dyti, mentalitetin abuziv të një pale dhe lehtësinë e padurueshme për te besuar nga pala tjetër.

Personalisht, fotografia nuk m’u duk fillimisht sa 1000 fjalë, por më binden fjalët e dy viktimave të pushtetit serb, tash deputete.
E para tha “Është gjallë viktima dhe e gatshme me dëshmu”, kurse e dyta tha se familjarët e viktimes e kanë lutur që të hiqet fotografia, sepse viktimës mund t’i ndodh ndonjë gjë e keqe!???

Pra nuk i besova plotësisht fotografisë, (sepse në mediat kosovare abuzohet edhe me fotografinë e kinse prerjes në fyt të një djali nga një burrë i uniformuar, e “viktima” shihet ashiqare me duar të relaksuara) por u besova plotësisht fjalëve të dy viktimave të mbijetuara të luftës!?

Një shoqëri dhe një shtet i tërë u manipulu nga to, sepse fjala e viktimave ka peshë të madhe emotive në shoqëritë e abuzuara gjatë!
Serbisë armiqësore iu dha edhe një armë, që më lehtë të përpiqet ta mohojë të vërtetën e luftës në Kosovë, (t’i mohojë krimet) kurse aleatëve tanë iu dobësuen argumentet me të cilat e kanë mbrojtë këtë të vërtetë të Kosovës!???

E dhimbshme. Por e riparueshme.

Të japin përgjegjësi manipuluesit dhe deputetet të kërkojnë falje publike për shqetësimin e një kombi duke e pranuar errësimin e mendjes!
Nëse askush nuk jep llogari dhe nuk kërkon falje për rrenen e përmasave nacionale, e ka dëmtu interesin nacional pri nga keqdashja ose injoranca e thellë!?

Më pëlcitë prej inati kur sheh se si zhvendoset e drejta nga viktima e njëmendt tek xhelati, për pak çaste.
Mbetet me shpresu se bota moderne, nuk bie në injorancën e palëve në konflikt,
Sado mendjelehtësi, ishte për përdorim të brendshëm dhe asnjë hetues profesionist nuk do ta besonte a priori këtë fotografi si të vërtetë shqiptare sot, as të vërtetën serbe a posteriori nesër, se krimet e dhunimit si armë lufte nuk kanë ndodhur në luftën e Kosovës.

Teknologjia e lartë sot është aleati më i mirë për hetuesit dhe sistemin e drejtësisë. Mund ta manipulosh një fakt por jo terësinë e fakteve, sepse drejtësia nuk operon me emocione por me ekspertizë.

Sidoqoftë ishte një humbje për Kosovën dhe makth i madh.