Sadio Mane ka mposhtur konkurencën e Sergio Agueros duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premier League.
Sulmuesi senegalez ka qenë vendimtar me “The Reds” duke ndihmuar skuadrën e Klopp të arrijë fitore të rëndësishme që e kanë mbajtur në krye të Premier League.
Mane shënoi dy gola ndaj Burnleyit ndërsa fitoi një 11-metërsh dhe realizoi një gol ndaj Fulham. Edhe ndaj Tottenham ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndërsa nuk arriti të linte shenjë në derbin ndaj Everton.
Goli më i bukur i muajit u zgjodh ai francezit të Brighton, Knokaert në sfidën ndaj Crystal Palace, një supergol nga limitet e zonës me të majtën.







