El Hadji Diouf beson se Mane ka bërë sezon fantastik për Liverpoolin për ta fituar Topin e Artë. Ai beson se anësori i “Redsave” është më i mirë se Mbappe.
Sadio Mane, Kylian Mbappe, janë vetëm dy prej 300 futbollistëve të nominuar për “Topin e Artë” për vitin 2019.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë në mesin e tre më të mirëve, legjenda El Hadji Diouf, mendon se Mane ka bërë sezon mbresëlënës për të rrëmbyer një çmim si “Topi i Artë”.
“Mendoj se Sadio Mane ka pasur vit më të mirë se Mbappe”.
“Ai e meriton Topin e Artë për sezonin personal dhe kolektiv që ka bërë”.
“S’mund t’i krahasojmë ligën e Francës me atë të Anglisë. Në Premierligë kërkohet më shumë përpjekje”.
Mbappe ka regjistruar 39 gola në 17 asiste në 43 ndeshje për PSG-në sezonin e kaluar, derisa Mane e ka gjetur rrjetën 26 herë dhe ka asistuar për shokët në pesë raste.
Kush do ta fitojë Topin e Artë?
“Për mua, podiumi do të jetë Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Mane për shkak të ligave që luajnë ata tani”, shtoi Diouf.
“Ju e dini se për ta fituar “Topin e Artë” duhet ta lini Francën”.
“I vetmi që e ka fituar këtë çmim duke luajtur në Ligue 1 është Jean-Pierre Papin, dhe ai ka qenë pjesë e ekipit të Marseille që ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve”.
Ka kohë që Mbappe lidhet me një largim nga PSG-ja dhe transferim të mundshëm në Real Madrid. 13 herë kampionët e Evropës asnjëherë nuk e kanë fshehur dëshirën për të pasur në ekipin e tyre 20-vjeçare.







