Mandzukic sërish afër kalimit në Katar

Mario Mandzukic është i destinuar për t’u transferuar në Katar.

Për sulmuesin kroat që tashmë është mënjanuar nga Juventusi, ka oferta nga Italia por lojtari ka dhënë miratimin për të kaluar në kampionatin e Katarit ku për të është garë mes Al Rayan dhe Al Gharafa.

Mësohet se janë tejkaluar të gjitha procedurat burokratike dhe fiskale që penguan kroatin të kalonte që në shtator në këtë vend dhe tani palët kanë nisur sërish bisedimet.

Milan e Manchester United prej kohësh monitoruan sulmuesin, por fakti që qëndroi disa muaj pa luajtur, i largoi përfundimisht ato, ndaj dhe zgjedhja e Mandzukic tani është vetëm Katari.